Me 62 vota “pro” Kuvendi ka zgjedhur Ljupço Kocevskin si kryeprokuror publik të shtetit. Ai ka qenë kandidati i vetëm, pasi prokurorja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe Fatime Fetai nuk është diskutuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të dorëzuar. Kocevski ka marrë mandat gjashtëvjeçar. Kocevski është një ish-avokat, i cili është zgjedhur prokuror i lartë publik në Gostivar në vitin 2008. Më shumë se një vit më parë ai u bë pjesë e Prokurorisë Publike të Republikës, mes dhjetë prokurorëve të këtij institucioni. Ka qenë pjesë e Bordit Drejtues të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë dhe anëtar i komisionit disiplinor në Prokurorinë Publike.
Data 22.07.2025
Aktuale
- Ushqime të skaduara me etiketa të falsifikuara! Gjykata liron dy vëllezërit e “Master AL”
- Zhvillohet faza e tretë për përzgjedhjen e kreut të BKH-së, SPAK: Komisioni do të rendisë kandidatët më të mirë, ja fazat e radhës
- Përzgjedhja e kreut të BKH-së, SPAK përmbyll sot fazën e tretë të procesit! Kandidatët i nënshtrohen një provimi me shkrim dhe arsyetimi logjik
- ASH: Ministri digjital vazhdon të mashtrojë punonjësit shëndetësorë në Spitalin e Tetovës
- A do t’i vë taksë 100% produkteve ruse Maqedonia e Veriut?
- Aliu: Punësimi i 155 motrave medicinale në Tetovë është i finalizuar
- Donjeta Bali largohet nga QSUT pak muaj pas emërimit në krye të saj, drejtimin e merr ish-deputeti socialist
- Osmani: VLEN po gënjen se nuk kam qenë në Kosovë, në këto zgjedhje i japim fund normalizimit të gënjeshtrës