Niveli i Liqenit të Ohrit është 20 centimetra mbi nivelin e lejuar maksimal, ndërsa i Liqenit të Dojranit është 11 centimetra mbi nivelin e kontraktuar, informoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.
Mbi mesataren për majin janë nivelet e Vardarit afër Zajçev Rid, Veles dhe Demir Kapi, Pçinjes afër Banjës së Katllanovës dhe Drinit të Zi afër Lozhanit, ndërsa nën mesatare janë nivelet e Treskës afër Makedonski Brodit, Kriva Rekës afër Pallankës dhe Drinit të Zi afër Novacit.