Superylli Lionel Messi tha se Inter Miami po largohet me krenari nga Kupa e Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara. Messi shkroi në llogarinë e tij në Instagram se skuadra e tij humbi ndaj kampionëve të Evropës, Paris Saint-Germain.“Për ne, Kupa e Botës për Klube përfundoi me një humbje ndaj fituesit aktual të Ligës së Kampionëve, ku ka lojtarë që i vlerësoj dhe ishte kënaqësi t’i shihja përsëri. Largohemi me krenari që arritëm qëllimin për të hyrë në 16 më të mirët e turneut”, shkroi argjentinasi.
Nga viti 2021 deri në vitin 2023, Messi luajti për PSG-në, me të cilën fitoi dy herë kampionatin francez dhe një herë Superkupën e vendit. Në total, argjentinasi luajti 75 ndeshje për parisienët, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 35 asiste, por periudha e tij në Paris është padyshim e zbehtë në krahasim me të gjithë karrierën e tij.
Data 30.06.2025
Aktuale
- Kurti: Kam ofruar dy kompromise për zhbllokimin e Kuvendit – opozita po reziston pa arsye
- Historia e Nëntogeres Vesa Ibrahimi: Gruaja e parë ndërkombëtare që triumfon në Ranger School të SHBA-ve
- Tentuan të fusnin para të padeklaruara në Shqipëri! Procedohen dy kosovarë, sekuestrohen mbi 22 mijë franga zvicerane
- LSDM: Qeveria e Mickoskit mbron mafien urbane në Çair
- Situata me zjarret në vend/Ministria e Mbrojtjes: 26 vatra në 24 orë, mbi 56 hektarë të djegura! Ja zonat më problematike
- EMRI/ Arrestohet në Fier një 20-vjeçar i kërkuar nga Italia për trafik droge, pjesë e një organizate kriminale
- A është tërhequr gjyqtarja Elsa Ulliri nga dosja “Partizani”? Reagon GJKKO: Vendimi do komunikohet në seancë
- Përleshen katër të mitur në Obiliq, njëri theret me thikë