Deputetët e DOM-it, Liljana Popovska dhe Maja Moraçanin, në ligjin për përdorimin e gjuhëve në leximin e parë, nuk votuan as pro, as kundër ligjit.
Ata mbështesin idenë e promovimit të të drejtave gjuhësore të çdo qytetari në Republikën e Maqedonisë, por konsiderojnë se teksti i propozuar i ligjit është i pavlefshëm i pa zbatueshëm dhe jofunksional. Prandaj, në periudhën e ardhshme, ato do të propozojnë amandamente të ligjit.
“Nuk ka kurrgjë kundër shfrytëzimin e gjuhëve të të gjitha bashkësive etnike, përfshirë edhe shqiptarët, por ajo që ne nuk pajtohemi është që të mos miratohet ligje që do të jetë jo-kushtetues dhe i cili më pas mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese”, tha Popovska./Almakos

