Sot, Shoqata e Basteve Sportive të Maqedonisë (ASOM) mbajti një konferencë për shtyp, e cila, para fundit të vitit, u referohej aktiviteteve të implementuara gjatë vitit 2019 dhe planeve për vitin e ardhshëm.
Kryetari i asociacionit të ASOM, Vasko Ilijevski në konferencë për media deklaroi:
“Industria e lojërave të fatit është një impuls i fortë për shtetin dhe ekonominë lokale, e cila përbën 4% të BDP-së, kontribuon me 253 milion euro në buxhetin e shtetit, punëson direkt 7,700 dhe indirekt 54,000 njerëz. Kjo industri është gjithashtu një nxitje për industri të tjera, veçanërisht ndërmarrjet e prodhimit dhe shitjes së mobiljeve, pajisjet kompjuterike dhe telekomunikuese, zhvillimin e programeve, qiratë e hapësirave dhe të tjera”.
Ilijevski kujtoi gjithashtu se 3% e të ardhurave nga lojërat e fatit shkojnë në Agjencinë për Rini dhe Sport, kështu që vetëm në vitin 2018 falë industrisë së lojrave të fatit, janë siguruar 1 milion euro, investime direkte për zhvillimin e sportit dhe rinisë.
Në vitin 2019, Shoqata punoi në mënyrë aktive në pozicionimin e vet si përfaqësues të industrisë së lojrave në industrinë e basteve, me qëllim të organizimit dhe ushtrimit të të drejtave për pjesëmarrje aktive në sjelljen e rregullores, me qëllim të përmirësimit të ligjeve dhe akteve nënligjore e dispozitave në fushën e lojërave të fatit.
Të inkurajuar nga projektligji për Ligjin për dislokimin e Basteve, në mars të këtij viti, ASOM kreu një studim të opinionit publik për të perceptuar realisht situatën në terren dhe perceptimin e publikut.
Sipas të njëjtës, 53% e të anketuarve besojnë se ligji i ri nuk do të ndryshojë zakonet e basteve sportive, d.m.th që faktorët tjerë përveç vendndodhjes së objekteve kanë më shumë ndikim. 61% e të anketuarve thanë se Ligji tashmë është rregulluar rreptësisht dhe më saktësisht, më shumë se gjysma e qytetarëve pajtohen që nëse ndodhin ndryshimet, 73% e të anketuarve thonë se njerëzit do të vazhdojnë të luajnë në të zezë, 69% thoë se do të luajnë on-line, dhe 53% mendojnë se ekonomia e zezë do të rritet.
Në kontekstin e sumave të mëdha të përmendura shpesh, sipas të njëjtit sondazh, 75% deklaruan se kanë investuar maksimalisht 200 denarë, shuma e deklaruar më së shpeshti është 100 denarë, si një arsye për bast, 79% e lojtarëve raportuan se argëtoheshin dhe të rrinë me miqtë, dhe 74% që gjatë lojës ata e ndjekin sportin.
Përveç të lartpërmendurve, ASOM ishte gjithashtu pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të këtij viti për Ndryshimet Legjislative Rajonale të Lojërave të fatit të organizuara nga Organizata Evropiane e Lojërave në Banja Luka, e lëshoi faqen e saj të internetit (www.asom.org.mk) dhe punoi në mënyrë aktive në fushën e përgjegjësisë sociale si një Asocijacion, por edhe të gjithë anëtarët e saj individualisht.
Kështu që, menjëherë pas katastrofës në Llaskarcë, ASOM dhuroi 1.2 milion denarë për familjet e viktimave, Sport Life rinovoi plotësisht fushën e sportit në Shkollën Fillore Koco Racin dhe dhuroi pajisje mjekësore në Klinikën e Fëmijëve, Mozart tërësisht restauroi fushën e lojërave të hendbollit në Strugë dhe donoi pajisje mjekësore në Klinikën e Fëmijëve në Strugë, kurse Euro Tip, përveç që është sponsor i përgjithshëm i ekipit të volejbollit dhe futbollit në Pelister, ka bërë donacione të shumta në institucionet arsimore, sportive dhe mjekësore.
“Në përputhje me strategjinë tonë për vitin e ardhshëm, ne parashikojmë fushata dhe programe për të edukuar stafin dhe lojtarët për nevojën për t’iu përmbajtur ligjeve dhe rregulloreve, rëndësisë e luajtjes së basteve me përgjegjshmëri dhe organizimit të lojërave të fatit dhe vetëdijësimit për ndikimet e mundshme negative të tyre. Ndërsa në vitin 2020 të vazhdojmë të krijojmë kushte për punë dhe karrierë, në mënyrë aktive të punojmë për të intensifikuar bashkëpunimin me të palët e prekura, ne jemi aktivisht të përfshirë në miratimin dhe promovimin e rregulloreve, ligjeve dhe akteve nënligjore dhe natyrisht mbetemi të përkushtuar për një strategji të përgjegjësisë sociale dhe të mirë për komunitetin me të cilin ne punojmë “- përfundoi Ilijevski.