“SËMUNDJA TRANSMETOHET NGA KONTAKTI I NGUSHTË”
Pas shumë sfidave me virusin Covid-19 i cili tani ka një numër më të ulët të infeksioneve në Evropë, lija e majmunëve është një tjetër sëmundje që po përhapet në Evropë.
Sipas infektologut Fadil Cana qytetarët nuk duhet të hyjnë në panik.
“Kjo sëmundje është e njohur në fushën e infektologjisë dhe daton që nga viti 1958 kur u izolua për herë të parë
“Duke iu referuar të dhënave të deritanishme në mbarë botën, mendoj se nuk ka vend për panik tek qytetarët, edhe pse pas pandemisë Covid-19 në dy vitet e fundit vigjilenca për sëmundjet infektive është shumë më e lartë”,deklaroi Fadil Cana infektolog në Klinikën Infektive në Shkup
Në pyetjen e gazetarit të tv Klan M se si transmetohet kjo sëmundje dhe cilat janë simptomat e para, infektologu Cana tregon mënyrat:.
“Sëmundja transmetohet nga kontakti i ngushtë, shumica e rasteve të raportuara të sëmundjes lija e majmunëve janë tek individë që ne me fjalor mjekësor i quajmë MCM”
“Kjo sëmundje ka një periudhë inkubacioni 7-14 ditë me variabël që mund të jetë 5-20 ditë dhe manifestimi klinik është temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskulore, lifadenopati. Pas 1 deri në 3 ditë, në lëkurë shfaqen ndryshime, të cilat nisin nga skuqja fillestare”,deklaroi Fadil Cana infektolog në Klinikën Infektive në Shkup për tv KlanM.
Në Europë janë konfirmuar mbi 100 raste të Lijes së majmunëve.
/KlanMacedonia/