Alsat 2020-02-05T14:58:34+01:00
VMRO-DPMNE-ja dorëzoi nismë për shpërndarjen e Kuvendit. Ky veprim i opozitës vjen pas paralajmërimeve të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev se në rast mos votimi të Ligjit për Prokurorinë Publike, Kuvendi mund të mos shpërndahet. Opozita akuzon Zaevin se nuk dëshiron të sillet ligj funksional për Prokurori.
Këtë vendim e propozojmë sepse pavarësisht përmbushjes së të gjitha kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ditëve të fundit kemi dëgjuar deklarata nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i cili me çdo kusht kërkon shtyrjen e zgjedhjeve pa arsye ose thënë arsye të pabaza që vetëm për të paraqesin kusht për mbajtjen e zgjedhjeve. VMRO-DPMNE-ja nuk është kundër Ligjit për Prokurori Publike, por është kundër ligjit partiak i cili do ta mbron krimin. Çdo zgjidhje ligjore patjetër duhet sillet me konsensus dhe në konsultim me ekspertët – tha Nikolla Micevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.
Nismën e VMRO-së, LSDM-ja e cilëson si veprim kundër interesave kombëtare. Sipas Socialdemokratëve edhe nëse Kuvendi nuk shpërndahet më 12 shkurt, data e zgjedhjeve nuk rrezikohet.
Nuk kisha thënë se zgjedhjet anulohen. Eventualisht mund të gjejmë hapësira ligjore të cilat i garanton edhe Kushtetuta siç janë zvarritja e shpërndarjes së Kuvendit. Këtë e bëjmë me qëllim që deputet të prononcohen dhe jo t’i shmangen përgjegjësisë ashtu siç bëjnë VMRO-ja duke iu shmangur Ligjit për Prokurorinë Publike – u shpreh Kostadin Kostadinov, Deputet i LSDM-së.
Grupet e punës kanë ngrirë aktivitetet me qëllim harmonizimin e tekstit të ligjit për prokurorinë. VMRO-DPMNE-ja nuk propozon amendamente, por kërkon që këtë ta bëjnë ekspertët e propozuar nga ky subjekt. Pushteti nuk pranon kërkesën e tyre. Nga Ministria e Drejtësisë nuk bëjnë të ditur se kur teksti do të dorëzohen në Qeveri, që më pas të niset për procedurë Parlamentare. Amendamente ndaj tekstit të ligjit ka paralajmëruar edhe grupi i deputetëve të pavarur nga VMRO-DPMNE-ja.
Adrian Kerimi
Loading…




