Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u bëri thirrje deputetëve që të tregojnë konstruktivitet dhe të punojnë së bashku për miratimin e Ligjit për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, i cili më 10 qershor do të gjendet në Kuvend në lexim të parë. Sipas tij, bllokadat nuk janë mënyra që shpijnë në ligje cilësore dhe se ky qëllim mund të arrihet përmes debatit dhe shqyrtimit të amendamenteve të propozuara. Gashi konsiderohet se duhet akoma punë për t’u rritur kultura politike për të mirën e qytetarëve. Deputetët, përfshirë edhe ata të opozitës, mund t’i përdorin të gjitha mjetet legjitime që kanë në dispozicion, tha kreu i shtëpisë legjislative.
“Procedura ka filluar ashtu siç është e paraparë me rregullore. Ka pasur seancë komiteti i cili është thirrur pa pasur kontest. E dini se Ligji për përfaqësim të drejtë nuk ka qenë i paraparë që të votohet me Badinter. Ka qenë vullnet i shumicës parlamentare që ta ngrejë këtë iniciativë e para, ta diskutojë, të vendosë që të votohet me Badinter, pastaj ka pasur edhe komisione për sistem politik. Nuk e kuptoj pse opozita nuk e voton një ligj i cili nuk është trajtuar si çështje me ligj deri tani? Asnjë ligj nuk është i përkryer. Mendoj se kjo formë, siç është menduar i tërë sistemi është më e mira e mundshme, por koha është testi më i mirë për çdo ligj. Në momentin që e shohim se duhet të përmirësohet, ne mund të ulemi sërish dhe të diskutojmë dhe të përmirësohet ligji në të ardhmen, por mes asaj që të mos kemi fare ligj dhe të kemi një ligj në këtë formë të përpiluar dhe të futur në procedurë, mendoj se është mënyra më e mirë për ta sjellë një ligj.”, – theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.


