Në Komisionin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, ku mori pjesë edhe VMRO-DPMNE, kaluan në lexim të dytë Propozim-ligji për gjykata dhe ai për Këshillin Gjyqësorë.
Amandamentet e propozuara nga opozita rreth masave disiplinore ndaj gjykatësve në Ligjin për Gjykata u pranuan njëzëri nga anëtarët e Komisionit për Sistem Politik.
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Panço Minov, në arsyetimin e amandamenteve, tha se një nga qëllimit e këtyre amandamenteve është që gjykatësit të mos zvarrisin procedurat apo të mos gjykojnë në afat të papërshtatshëm.
“Me këtë amendament theksohen arsyet për masa disiplinore ndaj gjykatësit nëse nuk i cakton seanca, zvarrit procedurën, gjykon në afat të papërshtatshëm dhe me këtë bën që të vjetërsohet përndjekja penale dhe zbatimi i masave penale” – tha Panço Minov, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Sa i takon Propozim-ligjit për Këshillin gjyqësorë, pozita dhe opozita nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për votën e kryetarit të Gjykatës Supreme në këtë këshill.
Pozita kërkon që kryetari i Supremes të mos ketë të drejtë vote në këshill, ashtu si edhe ministri, ndërsa për VMRO-DPMNE-në një gjë e tillë nuk është e pranueshme.
“Këtu nuk arritëm të dakordohemi me opozitën dhe ia kthyem të drejtën e votës, kryetarit të Gjykatës së Lartë, me kusht që, me ndryshimët në Këshillin Gjyqësorë në kuadër të pakos së tretë në qershor-korrik, ku do të vërtetohen mandatet e anëtarëve të këtij këshilli nëse janë profesional, gjysmë professional ose joprofesional, atëherë do të mendohet përsëri për të drejtën e votës së kryetarit të Gjykatës së Lartë në këtë këshill”- tha zv.ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski.
Mazhoranca dhe opozita edhe pse në bisedime, nuk kanë përafuar ende qëndrimet e tyre rreth ligjit për Prokurorinë Publike, Kodin Zgjedhor.
Në Ligjin për Prokurorinë Publike, opozita kërkon që kryeprokurori të zgjidhet me 2/3 e votave.
Dallime ka edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. LSDM-ja kërkon që Maqedonia nga 6 njësi, të shndërrohet në një njësi të vetme zgjedhore dhe deputetët të garojnë me lista të hapura. VMRO-DPMNE-ja është kundër modelit me një njësi të vetme zgjedhore, duke këmbëngulur në sistemin aktual me 6 njësi.
Ligjet reformuese duhet të të marrin dritën jeshile para shpalljes së Raportit të Komisionit Evropian. Maqedonia nesër nga Komisioni Evropian duhet ta marrë Raportin për përparimin e Maqedonisë në përmbushjen e reformave për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa të enjten pritet vizita e eurokomisarit Johanes Han dhe përfaqësueses së lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini
Përgatiti: Evi Shkopi
Almakos.com