Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi për sot në mesditë e caktoi vazhdimin e seancës së 32-të në të cilën në rend dite është edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, për të cilin VMRO-DPMNE opozitare ka parashtruar 35.000 amendamente.
Deri më tani nuk ka informata nëse deputetët do të diskutojnë për amendamentet dhe se si do të tejkalohet kjo situatë e cila mund të shkaktojë bllokadë të Parlamentit ose ato do të tejkalohen dhe do të diskutohet për pikat e tjera të rendit të ditës së kësaj seance.
Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte temë edhe në takimin javor mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Kryeministri theksoi se në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve janë larg nga pozicionet.

