Më pak se dy minuta zgjati seanca e Komisionit për Politikë Sociale, në të cilën në rend dite ishte projektligji për Branitellat i dorëzuar nga LSDM-ja. Edhe pse ishte befasi që kryetarja e Komisionit, Ilire Dauti, e caktoi diskutimin për këtë pikë, ajo menjëherë e ndërpreu me arsyetimin se nuk ka përfaqësues përkatës nga Ministria e Politikës Sociale, transmeton TV21.
Dauti paraprakisht refuzoi të caktojë seancën për diskutimin e ligjit për Branitellat, e më pas kryeparlamentari Afrim Gashi tha se as ai nuk mund ta thërrasë seancën, kështu që ky ligj mbeti i bllokuar.