Ekipi i Vardarit pësoi humbje të bindshme nga Zenit me 5:0 në
ndeshjen debitore në Ligën e Evropës. Ekipi rus në tërësi e arsyetoi rolin e favoritit absolut dhe me merita i fitoi pikët në Shkup.
Fitorja e mysafirëve në Shën Peterburg e paralajmëroi Aleksandër Kokorin që në minutën e 6-të dhe i njëjti lojtar në minutën e 21-të shënoi sërish gol duke arritur rezultat 2:0. Të dyja gjuajtjet Kokorin i ka shënuar me kokë. Deri në fund të gjysmëlojës së parë Artem Xhuba arriti edhe në gol për Zenit. Në minutën e 66-të Branisllav Ivanoviq për të katërtën herë e drodhi rrjetin e Vardarit, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi lojtari rezerv Emiliano Rigioni në minutën e 89-të.
Ndeshja u luajt në stadiumin “Telekom Arena”.
Në ndeshjen tjetër nga xhiroja e parë në L-grupin Real Sodiedad në terrenin e tij me 4:0 e fitoi Rozenborg.
Në xhiron e ardhshme Vardari më 28 shtator do të jetë mysafir i Rozenborg në Norvegji.
Data 17.09.2025
Aktuale
- Gjykata Kushtetuese nuk ngriti procedurë për Rregulloren e KSHZ-së
- Mashtrimi online me platformën XUEX, Gjykata cakton 60 ditë burg për 4 të arrestuarit! Kamarierët “detyrim paraqitje”
- Dështon dhënia e konkluzioneve përfundimtare në GJKKO për ‘Sterilizimin’, shkak mungesa e…
- Durmishi: “LIDL” shumë shpejt hap dyert, qindra vende pune për qytetarët
- Afrim Gashi takohet me Denion Meidanin: Zhvilluam një takim të frytshëm
- Edhe 48 orë paraburgim të dyshuarve për Zjarrin në Trubarevë të Shkupit
- EMRI/ I moshuari plagoset rëndë me thikë pas sherrit në Himarë, dërgohet në spitalin e Vlorës!
- Rreziqet e përdorimit të ChatGPT për këshilla shëndetësore: Çfarë duhet të dini