Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski ka akuzuar drejtpërdrejt kryeprokuroren speciale Katica Janeva si koka e rrjetit në rastin “Zhvatja”, që sipas tij mbështetjen më të madhe e ka marë nga krerët e Qeverisë. Lideri i partisë më të madhe opozitare kërkoi arrestimin e Katica Janevës dhe të gjithë personave të përfshirë në këtë skandal.
“Prokuroria Speciale Publike e kompromituar është punë e kryer, ndërsa hapi i parë, menjëherë duhet të jetë paraburgim për Katica Janevën dhe të tjerët të përzier në këtë oktopod kriminal. Janë plotësuar të gjitha kushtet për një masë të këtillë, mundësi për përsëritje të veprës sepse Katica Janeva edhe sot është njeriu i parë i kësaj prokurorie të korruptuar. Ekziston mundësia për ikje dhe për ndikim mbi dëshmitar. Gjithçka tjetër është alibi e zbehtë dhe e dobët. PSP- e këtillë e kompromituar është pasojë e pushtetit të koruptuar der në fyt, dhe nëse dikush ka dilema përse nuk morëm datë për hapjen e bisedimeve me BE-në këtë verë ja përgjigja, sepse kemi oktopod kriminal që udhëheq me shtetin dhe tregton me drejtësinë”, theksoi Mickoski.
Data 27.03.2026
Aktuale
- Paga e 13-të: Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?
- I riu dërgohet në spital i plagosur rëndë me thikë, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë! Dyshimet e para
- Burim Latifi në Bruksel merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të ENTSO-E
- “Pacolli kishte dijeni për planin e vrasjes”, deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon biznesmeni: Kam heshtur jo nga frika, por…
- Vidhen para në xhaminë e Sllatinës së Tetovës
- FOTO/ Goditet baza e armatimeve të organizatës kriminale të drogës, arrestohen shqiptari dhe partnerja e tij rumune! Sekuestrohen 5 pistoleta, sasi e madhe valute dhe…
- Keqpërdorimet në shëndetësi, ministri Aliu paralajmëron masa parandaluese dhe ndëshkuese
- Italia e kishte dënuar për trafik droge dhe grabitje, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar! Ja sa burg do të vuajë


