Lideri dhe deputeti i PLD’së Goran Milevski dje është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur në sheshin “Maqedonia” të Shkupi, ai tregonë për incidentin e djeshëm ku u sulmua nga një person i panjohur . Ai rrëfen ngjarjen dhe shtoi se nuk ka pasë asnjë arsye për tu sulmuar dhe se pas goditjeve ai duhej të kërkonte ndihmë mjekësore, ndërkaq rastin e ka paraqitur edhe në polici, trasmeton Almakos.
“Derisa lëvizja në shesh, një person i panjohur më është afruar dhe më ka goditur me grushta. Arriti të më godasë disa herë, pas së cilës e largova nga vetja. Vetëpërmbajtja s’më ka lejuar që t’ia kthejë në atë moment dhe mirë është që ka ikur, pasi që nuk e di se si do të kishte mbaruar tërë kjo ngjarje”, deklaroi Milevski për “Slloboden Peçat”.
Incidenti është konfirmuar nga Ministria e Brendshme.

