Sot, me rastin e Epopesë së UÇK-së, drejtuesit e koalicionit VLEN, Afrim Gashi, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Bekim Qoku, të shoqëruar nga deputetë dhe bashkëpartiakë të tjerë, e vizituan edhe SHF “Azem Bejta” të f. Prekaz i Epërm, në të cilën kanë qenë nxënës edhe komandanti legjendar Adem Jashari dhe vëllai i tij, Hamzë Jashari.
Me këtë rast, ata ia dhuruan shkollës edhe një sasi librash, si kontribut modest e simbolik për funksionimin normal të kësaj shkolle.
Ata u pritën nga drejtoresha e shkollës, Arjeta Halili, dhe arsimtarët e tjerë, të cilët u falënderuan për vizitën dhe librat e dhuruara.
Më pas delegacioni i koalicionit VLEN ka vazhduar me vizita në Kullën e Jasharajve dhe ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Epërm.
Data 02.11.2025
Aktuale
- Reagon zv.ministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini, pas skenave të shëmtuara në Prilep
- Gjendet i vdekur një person në Prishtinë, policia jep detajet
- Zbulohen mbetje kockash në Shpellën e Kopiles, ngrihet menjëherë grupi hetimor
- Bastisje në rajonin e Ohrit, gjenden drogë, armë dhe municion, një person është privuar nga liria, pason parashtresa
- PAMJE/ U vra me armë në Gjormë të Selenicës, momenti kur viktima 35-vjeçar mbërrin në spitalin e Vlorës
- KSHZ: Deri në orën 20:00 kanë votuar 3.327 persona të sëmurë ose me aftësi të kufizuara
- EMRI/ U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë 35-vjeçari në Selenicë gjatë rrugës për në spital
- “Ftesa nga NATO në 2008 erdhi prej paktit Nano-Berisha një vit përpara”, Ilir Kulla: Fatosi nuk u hakmor as në ‘97, iku nga politika se nuk e shihte veten të përjetshëm


