Lëvizja “POPULLI” e udhëhequr nga Skender Rexhepi – Zejdi ka njoftuar sot se do të marrë pjesë dhe do të mbështesë fuqishëm Protestën Gjithëkombëtare që do të organizohet në Shkup, më 13 dhjetor 2025, në Sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 13:00.
Më poshtë njoftimi i plotë i Lëvizjes Populli:
𝐋ë𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐏𝐎𝐏𝐔𝐋𝐋𝐈 njofton opinionin publik se do të marrë pjesë dhe mbështet fuqishëm 𝐏𝐫𝐨𝐭𝐞𝐬𝐭ë𝐧 𝐆𝐣𝐢𝐭𝐡ë𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 që do të mbahet në 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩, 𝐦ë 𝟏𝟑 𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓, 𝐧ë 𝐒𝐡𝐞𝐬𝐡𝐢𝐧 “𝐒𝐤ë𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮”, 𝐧𝐠𝐚 𝐨𝐫𝐚 𝟏𝟑:𝟎𝟎.
Kjo protestë organizohet në mbështetje të ish-udhëheqësve të 𝐔𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐬ë Ç𝐥𝐢𝐫𝐢𝐦𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬, të cilët po mbahen padrejtësisht të burgosur dhe po gjykohen në Hagë.
Ne kundërshtojmë kriminalizimin e luftës çlirimtare, cenimin e dinjitetit shqiptar dhe përpjekjet për rishkrimin e historisë në dëm të sakrificës së familjeve të dëshmorëve dhe gjithë kombit.
UÇK-ja kreu luftë të drejtë, çlirimtare dhe të njohur ndërkombëtarisht. Ajo mbrojti popullin nga gjenocidi i një pushtuesi barbar, ndaj ndjekja penale e çlirimtarëve, ndërkohë që agresori vazhdon pa pasoja, është padrejtësi historike, politike dhe morale.
Kërkojmë ndërprerjen e trajtimit selektiv të drejtësisë ndërkombëtare dhe lirimin e menjëhershëm të udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ata janë mbrojtës të lirisë së Kosovës dhe jo kriminelë lufte.
Ftojmë qytetarët, veteranët, familjet e dëshmorëve, rininë dhe të gjithë shqiptarët në rajon e diasporë që të bashkohen në këtë protestë të qetë, madhështore dhe dinjitoze. Liria nuk gjykohet! Ne kemi detyrim ndaj së vërtetës dhe brezave që do të vijnë.
UÇK-ja është nderi i kombit.
Me respekt,
𝐋ë𝐯𝐢𝐳𝐣𝐚 𝐏𝐎𝐏𝐔𝐋𝐋𝐈
𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩


