Me 77 “Pro” asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur deputetët në Kuvend umiratuan ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor. Më saktësisht bëhet fjalë për përbërjen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Sipas këtij ndryshimi dhe në bazë të rezultateve të fundit në zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Besa në vend të PDSH-së, do të ketë anëtar të saj në KSHZ, .
Deputeti i Lëvizjes Besa, e cila njëkohësisht në pajtuaeshmëri me LSDM, BDI dhe VMRO – DPMNE-në, nxiti këtë ndërhyrje në Kodin Zgjedhor, Fadil Zendeli tha se ky ndryshim vjen si pësojë e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare dhe pasqyron forcën reale politike në Kuvend.
“Lëvizja Besa komfort rezultateve të fundit në zgjedhjet parlamentare, në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, është partia e katërt në rradhitje, dhe në komfort kodit zgjedhor si parti opozitare, i takon një përfaqësues në KSHZ”, deklaroi Fadil Zendeli, i cili konfirmoi se partia e tij akoma nuk ka kandidat zyrtar i cili do të zëvendëson anëtarin e PDSH-së Bedredin Ibraimin në Komisionin Shtetërorë të Zgjedhjeve.
Marrëveshjen e partive politike për ndryshime në Kodin Zgjedhor e konfirmoi edhe deputeti socialdemokrat Petre Shilegov. Duke analizuar këto ndryshime, ai tha se këto të njejtat ishin patjetër të bëhen për shkak se Lëvizjes Besa i takon një anëtar në KSHZ.
“Gjatë debatit të sotshëm në Seancën plenare, partitë politike arritën marrëveshje për ndryshime dhe plotësim të kodit zgjedhor. Ndryshimet dhe plotësimet më saktësisht kanë të bëjnë në pjesën e përbërjes së Komisionit Shtetërorë Zgjedhor. Me këtë hapet mundësia që një anëtar i KSHZ-së të ndrrohet dhe në vend të tij të vendoset kandidat i Lëvizjes Besa”, deklaroi deputeti i socialdemokratëve, Petre Shilegov.
Siç sqaruan deputetët e dy partive politike, zëvendësimi i anëtarit të PDSH-së me atë të Lëvizjes Besa duhet të ndodh para zgjedhjeve lokale./ Almakos.com
Përgatiti: Blerim Ismaili
Almakos.com

