Gjendja e shkollave fillore dhe të mesme shqiptare në Komunën e Kumanovës vazhdon të jetë e mjerueshme. Krahas diskriminimit thuajse në të gjitha sferat, shqiptarët në Kumanovë janë të diskriminuar veçanërisht në fushën e dijes – arsim.
Këto foto e ilustrojnë gjendjen e mjerë të shkollave në gjuhën shqipe, të cilat as që mund të krahasohen me ambientet e mësimit në gjuhën maqedonase. Nxënësve shqiptarë nuk iu sigurohen as kushtet elementare për mbajtjen e procesit mësimor. Derisa në klasat tona mungojnë edhe shkumësat , shkollat maqedonase janë të pajisura me të gjitha kabinetet e nevojshme. Derisa ne në shkollat tona nuk kemi as oborr të shkollës, e lëre më sallë sportive, nxënësit maqedonas i kanë të siguruara të gjitha kushtet. Numri i nxënësve shqiptar nëpër klasa është dyfish më i lartë sesa në klasat me nxënësit maqedonas, kjo për shkak se në Kumanovë tash e 30 vite nuk është ndërtuar asnjë shkollë e re. Ndërsa shkollat ekzistuese janë në gjendje të mjerueshme, pa asnjë investim dhe në kushte të tmerrshme në të cilat ne jemi të detyruar ta zhvillojmë procesin mësimor.
Mirëpo, për nxënësit maqedonas është krejtësisht një realitet tjetër. Ata kanë kabinete të gjitha pajisjet e nevojshme për t’i ngritur njohuritë e tyre intelektuale, ndërsa nxënësit shqiptarë nuk kanë as kushtet elementare për realizimin e një ore mësimore.
Përmes këtij apeli, i bëjmë thirrje të gjitha instancave shtetërore që sa më parë të ndërpritet ky diskriminim dhe të na ofrojnë kushte të dinjitetshme, të barabarta me nxënësit maqedonas për tu arsimuar. Në të kundërt, ne do të ndërmarrim edhe masa të tjera edhe më radikale duke mos përjashtuar as protestat dhe bllokimin e procesit mësimor derisa autoritetet në nivel lokal dhe qendror të garantojnë arsimim të dinjitetshëm edhe për nxënësit shqiptarë.
Data 23.02.2025
Aktuale
- Arrestohet 46 vjeçari, grabiti çantën nga një automjet të parkuar me rreth 47 milionë lekë! Autori, me precedent të mëparshëm penal
- Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, çfarë ndodhi mbrëmjen e së shtunës
- Temperaturat ulen deri në -6 gradë Celsius, si parashikohet moti për ditën e diel
- Gjesti zgjedh për t’i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim
- Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?
- Egli kërkon ta lërë shtëpinë
- Gjesti: Zgjodha të fle me Rizartën në vend të Eglit, sepse është e mirë
- MPB: Bastisje në Tetovë, privohet nga liria një person i cili posedonte lëndë narkotike