Në Tetovë po ndodh një tragjedi e përmasave katastrofike dhe e përditshme me djegien e deponive të egra, të cilat ekzistojnë si shkak i papërgjegjshmërisë së skajshme dhe joseriozitetit të autoriteteve lokale dhe qendrore, kanë reaguar nga Lëvizja BESA.
Ata thonë se “edhe sot kur mbeturinat po “mbysin” tetovarët përgjegjësit kryesor për këtë – Komuna e Tetovës dhe autoritetet qendrore vazhdojnë të jenë në gjumë të thellë”
“Kundërmimi i tymit ka arritur edhe në komunat e Zhelinës, Bërvenicës dhe Bogovinës, ndërsa të mos flasim për Tetovën dhe fshatrat për rreth. Ndërsa, BDI premtim kryesor e kishte dislokimin e deponisë, në vend të saj vetëm se vazhdojnë dhe shtohen këto deponi të egra që ngufasin qytetarët”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA, dega e Tetovës.
Ata i kanë bënë thirrje autoriteteve përgjegjëse – kryesisht Komunës së Tetovës, që menjëherë të ndalin “helmimin” që u bëhet banorëve të këtyre zonave, e mos të luaj me fatin e mijëra tetovarëve duke anashkaluar këtë problem të madh që kemi me deponinë e egër, pasi do të përballen me mllefin popullor.
“Kështu, BESA – Tetovë paralajmëron: nëse nuk bëhet zgjidhja e këtij problemi me deponinë, ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e tetovarëve”, thuhet më tej në reagim.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

