Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me delegacion, ka realizuar takim me Ambasadorin e Norvegjisë, z. Arne Sannes Bjornstand.
Në këtë takim kryesisht është biseduar për reformat e nevojshme që duhet t’i ndërmerr kjo qeveri si dhe zhvillimet e fundit politike në këtë vend, ku me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme. Përfaqësuesit e BESËS e njotuan z. Bjornstand për rolin konstruktiv që ka luajtur BESA në gjithë këtë process, dhe për angazhimin e saj në mbështetje të procesit në dobi të qytetarëve në të ardhmen.
Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Almakos.com