Përskaj thatësirave që po mbretërojnë në këtë pranverë, banorëve të Haraçinës po u kanoset një rrezik tjetër: si nga ndotja e ajrit, ashtu edhe nga ndotja e fushës me toksinat nga djegia e mbeturinave. Edhe pse shqetësimi i qytetarëve është tejet i madh, autoritetet komunale vazhdojnë me avazin e vjetër – në vend se të menaxhojnë me grumbullimin e mbeturinave, ata bëjnë djegien e tyre. Në situatë të këtillë jeta e qytetarëve po rrezikohet në shumë drejtime: së pari shkaktohen vështirësi në komunikacion nga tymi i dendur në aksin rrugor Haraçinë-Kumanovē dhe Grushinë, ndërsa kështu stimulohet edhe ndotja e ajrit dhe rrezikimi i të mbjellave në fushën e Haraçinës.
Lëvizja BESA – Haraçinë i fton autoritetet komunale që ta ndërpresin djegien e mbeturinave, si dhe menaxhimin adekuat të tyre, ndërsa i drejtohet edhe kompanisë, e cila është angazhuar për menaxhimin e mbeturinave që një gjë të tillë ta ndërpresë sa ma shpejt, por edhe në të ardhmen, që mos të përsëritet më kjo gjë, sepse shëndeti i qytetarëve të Haraçinës është mbi të gjitha.
Ju i premtuat Haraçinës se do t’i largoni mbeturinat tërësisht nga Haraçina dhe se ato do t’i dërgoni në Drislla, por ky premtim i juaj ende nuk po realizohet dhe ne si banorë të kësaj komune duam ta dimë se ku qëndron problemi i gjithë kësaj, që në Haraçinë ne ende po krijohen deponi të mbeturinave!
Këtu duam të rikujtojmë se, pas zgjedhjeve lokale, kur Lëvizja BESA do ta fitojë Komunën e Haraçinës, edhe çështja e mbeturinave në komunën tonë do të jetë një e kaluar e dhimbshme e një qeverisjeje që do të kujtohet vetëm me nota negative.