Në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë ka arritur letra e dërguar nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, në të cilën informojnë se është formuar shumica parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit, prandaj me këtë rast kërkohet dhënia e mandatit.
“Kabineti i kryetarit konfirmon se ka arritur letër nga Kuvendi i RM-së. Presidenti Gjorge Ivanov do të veprojë konform Kushtetutës së RM-së dhe praktikës së vendosur”, thonë për MIA-n nga kabineti i presidentit të Maqedonisë.
Paraprakisht gjatë ditës së sotme kryetari i Kuvendit informoi se është dërguar letër deri te presidenti Gjorge Ivanov se është formuar shumica parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot me letër e ka njoftuar presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumicë parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, theksohet në kumtesë.