Lidhja Europiane për Ndryshim prej sot nuk do të marrë pjesë në Kuvend derisa të zgjidhet anëtari i KSHZ-së nga Opozita Shqiptare. Deputetja Safije Sadiku tha se durimi i opozitës është nga fundi.
“Prej sot grupi parlamentar i Lidhjes Europiane për Ndryshim nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit, gjithnjë derisa kandidati ynë për KSHZ, Abdush Demiri, nuk do të vihet në rend dite në seancë plenare. Ky është vetëm hapi i parë. Ne presim që edhe opozita maqedonase t’i mbetet besnike deklarimit se do ta braktisin KSHZ-në nëse opozita shqiptare nuk e merr anëtarin e saj në KSHZ. Në të vërtetë, mbrojtja e të drejtës sonë për antëtar të KSHZ-së nuk është vetëm interes i yni politik, por kështu mbrohen fondamentet për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike. Prandaj, për ne e kotë do të jetë edhe qeveria teknike nëse KSHZ-ja mbetet e pakompletuar ose raporti i anëtarëve aty mbetet 5:2 në favor të pushtetit”, kanë deklaruar nga LEN.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Lufta në Iran godet ekonominë britanike, qeveria jep 100 paund për 20 milionë familje dhe ul taksat për bizneset
- Sazan Guri i kërkon Berishës të largohet nga drejtimi i PD: Tregohu burrë, jep dorëheqjen
- “The Times”: Vuçiç kishte planifikuar një grusht shteti natën e zgjedhjeve, por u tërhoq në momentin e fundit!
- “Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi
- Kuvendi në seancë plenare, në fokus Banka e Shqipërisë, Këshilli Fiskal dhe mbrojtja e konsumatorit
- Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!
- Ministri i Jashtëm iranian thotë se Teherani është në bisedime me ndërmjetësit për planin shtatëditor me SHBA-në
- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mbi 5 mld euro cash jashtë bankave, rekord historik në Shqipëri. Informaliteti dhe dyshimet për pastrim parash



