Ish Ministri i Pumëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar pas deklaratës së Bekim Qokut nga VLEN, se legjitimitetin partitë shqiptare e marrin nga partia maqedonase e cila fiton zgjedhjet.
“Qenka zbuluar një rrugë e re për të fituar legjitimitetin politik – jo me votat e qytetarëve, por thjesht duke “marrë hua” nga partitë maqedone!
Kujt i duhen zgjedhjet dhe votat e qytetarëve shqiptarë, kur paska “zgjidhje” të tjera më të thjeshta?
Ndoshta edhe Kushtetuta duhet të përditësohet sipas kësaj “logjike”, ku legjitimiteti nuk buron nga populli, por nga kalkulime të larta politike. Shtrohet pyetja pse bëjmë zgjedhje fare…
Demokracia nuk është një marrëveshje ndër-partiake, por vetë vullneti i njerëzve. E nuk kam dëgjuar ndonjëherë që vullneti i popullit të jetë thjesht një “detaj i vogël”.
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]