Ndërkohë, përmes një komunikate me shkrim, kompania Lear ka sqaruar detajet rreth helmimit të punëtorëve të tyre. Ata thonë se 190 punëtorë tashmë kanë braktisur spitalin, ndërsa pritet që edhe të tjerët të lëshohen shpejtë nga spitali.
“Për kompaninë “Lear” asgjë nuk është më me rëndësi se sa shëndeti dhe mirëqenia e të punësuarve. Ne kemi kushte të shkëlqyera për shëndetin dhe sigurinë në fabrikat tona. Me vëmendje po ndjekim instruksionet e autoriteteve shëndetësore lokale me qëllim që të hetojmë këtë incident të izoluar. Fabrika do të jetë e mbyllur deri sa të zgjidhet rasti dhe deri sa të sigurohemi se nuk do të përsëritet”, thuhet në komunikatën e kompanisë.