Ministri francez për Europë dhe Punë të Jashtme, Zhan-Iv Lë Drian, ka dalë me qëndrim lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Qëndrimi i tij te mediat është dërguar përmes zëdhënëses, Agnès Von Der Mühll.
Ja qëndrimi i plotë i ministrit të jashtëm francez:
Franca mbështet perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, vokacioni i të cilëve është anëtarësimi në Bashkimin Europian, kur të përmbushen plotësisht të gjitha kriteret e vendosura për anëtarësimin e tyre.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian duhet të rindërtohet, ndërsa funksionimi i tij të përmirësohet, para se të pranohen shtetet e reja anëtare. Përfundimet e miratuara nga Këshilli më 26 qershor i përgjigjen këtyre shqetësimeve. Pa vendosur në këtë fazë për të hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian me Maqedoninë dhe Shqipërinë, konkluzionet pranojnë përpjekjet e bëra nga këto vende në muajt e fundit për t’u afruar me Bashkimin Europian. Ndonëse nuk është një kriter formal i procesit të zgjerimit, vendosja në qershor e një marrëveshjeje midis Maqedonisë dhe Greqisë është një zhvillim i madh për rajonin.
Në lidhje me anëtarësimin në NATO, konkluzioni i marrëveshjes arsyeton ftesën për të filluar bisedimet e pranimit, të formuluara nga Aleanca në Deklaratën e Samitit të Brukselit. Në lidhje me hapjen e negociatave të pranimit me Bashkimin Europian, konkluzionet e Këshillit të qershorit parashikojnë një rishikim dhe vështrim të ri të situatës së Shqipërisë dhe Maqedonisë në muajin qershor 2019, në bazë të një raporti të Komisionit dhe sipas një sërë kriteresh, përfshirë progresin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ne do të monitorojmë realitetin e progresit të bërë, në një kontekst ku raportet e Komisionit të 17 Prillit tregojnë mangësi në këto dy fusha. Ndërkohë, është thelbësore të zhvillohet bashkëpunimi praktik midis vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Europian, në mënyrë që të vazhdohet me futjen e rajonit në Europë.
Ne kemi kontribuar fuqishëm në axhendën e prioriteteve të miratuara në Samitin e Sofjes më 17 prill 2018, e cila përcakton shumë pista të bashkëpunimit, përfshirë sundimin e ligjit dhe shtetit të së drejtës, ndërlidhjen dhe rininë.
Jashtë margjinave të Bashkimit Europian, Samiti i Londrës, ku mori pjesë ministri për Europë dhe Punë të Jashtme në fillim të korrikut, ishte një mundësi për të identifikuar fushat e reja të bashkëpunimit, veçanërisht në aspektin e sigurisë.
Data 19.07.2025
Aktuale
- QMK: Katër zjarre aktive, 27 janë shuar
- Për 15 për qind më pak nxënës dhe studentë të akomoduar në konvikte dhe internate
- “S’e njeh viktimën, nuk ka pasur kontakt me të”- Vrasja e Renis Dobrës, avokati i Petrit Çakrrit: Kishte lidhje vetëm me një prej vëllezërve Bushgjokaj, ishin së bashku në burg
- I riu nga Tenova kapet i armatosur në Tetovë – iu gjetën boks hekuri, spraj dhe një thikë!
- Filipçe: Nga VMRO-DPMNE duhet të tregojnë nëse kanë një plan serioz për zhbllokimin e eurointegrimeve
- MSH: Rikthehet furnizimi me ujë në Kozle
- Emri/ U kap me armë zjarri gati për qitje, 30-vjeçarit i zbulohet punishtja ku prodhonte silenciator! I shiste për kryerje të krimeve kundër personit
- Aksident fatal në Tetovë: Çiklisti 68-vjeçar ndërron jetë pas përplasjes me një veturë