Është logjike dhe legjitime që kryetari i shtetit, t’ia jep mandatin për formim të Qeverisë LSDM-së, pas përpjekjes së pasuksesshme të VMRO-DPMNE-së që të sigurojë shumicë parlamentare, vlerësojnë nga Lidhja Demokratike (LD) e Pavle Trajanovit.
“Edhe përskaj sugjerimeve të ekspertëve dhe zgjidhjeve kushtetuese, që mandati duhet t’i jepet partisë ose partive që kanë shumicë në Parlament, Gjorge Ivanov, mandatin ia dha VMRO-DPMNE-së, gjë që është shkelje e Kushtetutës dhe njëkohësisht lejoi mundësi të madhe që mandatari Nikolla Gruevski të formojë Qeveri, por përpjekja e tij ngeli pa rezultat. Tani në interes të stabilitetit, interesave nacionale dhe shtetërore duhet të formohet Qeveri e cila do të sigurojë sundim stabil të ligjit dhe do t’i zbatojë reformat”, thonë nga LD.