
Ish ambasadori i OSBE-së në Kosovë William Walker ka vizituar pronarin e kompanisë Ekolog Lazim Destani. Ambasadori ka realizuar këtë vizitë në vijë të përpjekjeve të diasporës shqiptare për zgjidhjen e problemeve të tyre në gjithë Ballkanin ku jetojnë. Walker ka shprehur mirënjohje ndaj Destanit për kontributin e tij si afarist për çështjen shqiptare.
Edhe Destani nuk ka kursyer fjalë miradie për ambasadorin i cili siç thotë Lazim Destani, ka dhënë kontribut maksimal në kapërcimin e krizës së Kosovës në fund të viteve të 90-ta.
Destani dhe Walker kanë përfunduar se për të dy, Ballkani, dhe në veçanti çështja shqiptare, është diçka shumë e rëndësishme për të cilën çdoherë do të gjejnë kohë dhe energji. Takimi disa orësh përfundoi me dakordimin se, çdonjëri do të angazhohet seriozisht drejtë avacimit të shqiptarëve.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

