Skiatarja e Shqipërisë, Lara Culturi e ka përmbyllur lëshimin e parë të sllallomit në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina.
Ajo e nisi garën si e para, duke e mbyllur lëshimin e saj me kohë 48.39 sekonda. Mbetet të shihet nëse kjo kohë do të jetë e favorshme për të synuar medaljen e parë olimpike dimërore për Shqipërinë në lëshimin e dytë.


