Besnik Emini është kandidat që ka marrë më shumë vota për ushtrues detyre drejtor i Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve. Pesë me katër kanë qenë votat e Këshillit të ITKSH-së për Besnik Eminin karshi Isamedin Bakiut, kandidatit që konsiderohet i afërt me Alternativën e Zeqirija Ibrahimit, shkruan gazeta KOHA.
Nëntë anëtarë janë gjithsej në ITKSH, 6 të brendshëm dhe tre të jashtëm – që të tre të emëruar nga Qeveria. Anëtarë të jashtëm kanë qenë Isak Sherifi, Fehari Ramadani dhe Avzi Mustafa.
Emërimi përfundimtar duhet të “vuloset” nga Qeveria, e cila zakonisht vepron njëjtë sikurse vendimi i Këshillit të ITKSH-së.
Ndryshe, disa vite me radhë, drejtor i ITKSH-së ka qenë Skender Asani, i cili së fundmi po hetohet për nepotizëm, gjegjësisht se ka punësuar 3-4 familjarë në ITKSH. (koha.mk)