Shërbimi Evropian për pengimin e mashtrimit-OLAF dhe Prokuroria Italiane nga Milano kanë iniciuar arrestimin e sotëm të Jahi Jahiut, sekretarit shtetëror në Ministrinë për shoqëri informative dhe administratë dhe kuadër i BDI-së, thuhet në raport, transmeton Almakos.
Të dyshuarit si persona zyrtari gjatë periudhës kohore qershor 2014 – gusht 2015 nga personi juridik italian, nëpërmjet ndërmjetësuesit – shtetasit italian këshilltar në personin juridik dhe shtetas anglez – partner në person juridik anglez me seli në Shkup, kanë pranuar dhuratë – udhëtim jashtë vendit në tre raste, me vlerë prej 7000 euro që të kryejnë veprime zyrtare që nuk do të duhej ta kryenin.
Ata si persona zyrtar, para se zyrtarisht të hapen kushtet për punë të personit juridik – aplikues në tender, i kanë mundësuar qasje të detajuar në informacione të tenderit të besueshme. Me këtë procedurë të dyshuarit edhe pse e kanë ditur se shpërndarja e informacioneve me aplikant dhe aplikant potencial është e jashtëligjshme, ata i kanë shkelur ligjet dhe parimet e besueshmërisë dhe trajtim të njëjtë. Si rezultat, i njëjti person juridik është zgjedhur për realizim të projekteve IPA dhe është arritur marrëveshje në vlerë prej 1.096.900 euro.
Për këtë gjë iu është dhënë dhuratë në para prej 37.930 euro për Jahi Jahiun, gjegjësisht 2.500 euro për të dyshuarin e dytë. /Almakos/


