Obligacioni i ri i përhershëm, i emetuar nga UNIBanka AD Shkup me simbolin UNIPO4 nga data 22.10.2025, do të kotizohet zyrtarisht në Bursën Maqedonase AD Shkup.
Kjo përfaqëson një lajm të shkëlqyeshëm për të gjithë investitorët që janë në kërkim të mundësive të reja për pasurimin e fondeve të tyre përmes investimit në letra me vlerë që ofrojnë të ardhura vjetore në formën e kamatës kupon.
Obligacioni i përhershëm i UNIBankës siguron një kamatë vjetore kupon prej 6%, nuk ka afat maturimi, dhe kamata paguhet çdo gjashtë muaj. Banka ka opsionin, sipas gjykimit të saj, të blejë obligacionet pas 5 vjetësh nga regjistrimi i tyre, në të cilin rast obligacionet do të konsiderohen të maturuara dhe investitorët do të marrin shumën e investuar si principal.
Për obligacionet e përhershme nuk ka kufizime dhe me to mund të tregtohet në tregun dytësor të letrave me vlerë, gjë që përfaqëson një mundësi investimi për të gjithë ata investitorë që nuk arritën të regjistrojnë obligacione gjatë vetë emetimit.
Bëhet fjalë për emetimin e katërt të letrave me vlerë të emetuara nga UNIBanka që do të kotizohen në Bursën Maqedonase. Banka, përveç aksioneve të zakonshme që kotizohen në Bursën Maqedonase, ka emetuar më parë tre emetime obligacionesh të përhershme (simbolet: UNIPO, UNIPO2 dhe UNIPO3), nga të cilët obligacionin e parë të përhershëm me simbol UNIPO e bleu nga investitorët pas pesë vjetësh të parë.
UNIBanka, si pionier në emetimin e instrumenteve hibridë, përmes emetimeve të saj të obligacioneve të përhershme, i përmbush me sukses dy qëllimet kryesore – përforcimin e bazës së kapitalit duke përfshirë obligacionet si kapital shtesë bazë të Nivelit 1 dhe zhvillimin e tregut vendas të kapitalit me mundësi të reja investimi, duke iu përmbajtur standardeve të larta të transparencës dhe qeverisjes korporative.
2025 është një vit tjetër me sukses në varg për UNIBankën. Banka po arrit rezultate të qëndrueshme dhe pozitive financiare, dhe aksionet e saj janë prej disa vitesh ndër më atraktivet në Bursën Maqedonase. Kjo është një vërtetim i stabilitetit dhe sigurisë së Bankës, e besimit që gëzon në vend nga aksionerët dhe investitorët, si dhe nga depozituesit dhe subjektet biznese.