Komuna e Gazi Babës prej sot ka shpallur Thirrje publike për subvencionim të një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimeve të aparateve për punë me gaz të lëngtë nafte, metan ose
karburante alternative në veturat e qytetarëve në rajonin e komunës Gazi Babë për vitin 2022.
Kryetari i komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski, thotë se për herë të parë komuna Gazi Babë ndan subvencione per instalim të aparateve për vozitje të veturave me gaz të lëngtë nafte, metan ose
karburante alternative në veturat e qytetarëve.
“Thirrja publike është shpallur sot më datë 23.08.2022 dhe do të jetë i hapur deri në shterrjen e mjeteve financiare të caktuara në buxhetin e komunës Gazi Babë për vitin 2022. Edhe një premtim që e dhash para qytetarëve po bëhet realitet!”, ka shkruar Stefkovski në Facebook.
Për kushtet e pjesëmarrjes në këtë thirrje publike qytetarët mund të informohen në këtë link: http://gazibaba.gov.mk/mk/javni-povici/javni-povici/a-v-e-n-p-o-v-i-k-za-subventcionira-e-na-del-od-troshotcite-za-kupuva-e-i-vgraduva-e-na-ured-za-pogon-na-tng-metan-ili-drug-vid-na-alternativno-gorivo-vo-vozilata?fbclid=IwAR0ezXWtiwAXfqsg90eMNFqs-y_-ag7KAMTzZ9DKfPvcovz89bhLW17qiMg