Komuna e Gazi Babës ka shpallur thirrje publike për subvencionim të amvisërive për kompensim të një pjese të harxhimeve për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2022.
“Problemi më i madh në lëminë e mbrojtjes së ambientit jetësor, me të cilin përballet Gazi Baba është kualiteti i ajrit ambiental në qytet, veçanërisht grimcat partikulare (PM10 dhe PM2,5). Një nga shkaqet më të mëdha për emetimin e ketyre grimcave është ngrohja e objekteve që nuk janë te kyçura në ngrohje qendrore, para së gjithash, për shkak të mosdjegies së plotë dhe adekuate të drunjve për ngrohje, kualiteti joadekuat i drurit dhe mënyra e ruajtjes së tij dhe përdorimi i shporetëve të vjetër dhe teknikisht të parregullt, si dhe mospastrimi i rregullt dhe mosmirëmbajtja e oxhaqeve”, njoftoi kabineti i kryetarit të komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski.
Thirrja publike do të zgjasë nga 30.07.2022 deri (bashkë me datën) 30.11.2022), respektivisht deri në shterrjen e mjeteve financiare të parapara për këtë dedikim nga Buxheti i Komunës Gazi Babë për vitin 2022.
“Kjo masë realizohet për herë të parë në komunën Gazi Babë dhe paraqet edhe një premtim të realizuar që e kam dhënë para qytetarëve. U bëj thirrje qytetarëve të aplikojnë”, shkruan kryetari Stefkovski.
Linku për të aplikuar për këtë masë është: