Programi për klasën e dytë dhe të tretë për vitin e ardhshëm shkollor ngel i njëjtë, por me fond të ulur të orëve, transmeton Almakos.
Reformat në shkollën fillore do të vazhdojnë me qëllim ndërtimin e sistemit konsistent, deklaroi sot ministrja e arsimit dhe shkencës, Renata Deskoska.
“Programet e reja për klasën e dytë dhe të tretë lidhen me atë që nënkupton klasa e parë. Duke e marr parasysh atë që tashmë programin për klasën e parë e publikuam dhe kjo nënkupton uljen e volumit të orëve dhe koncentrimin tek disa përmbajtje shkollore.
Njashtu edhe ndryshimin e disa metodave të arsimit. Nuk mund që të ndalohet reforma vetëm për të parën, por do të vazhdojmë edhe më andej në ndërtimin e një sistemi konsistent.
Janë vendosur në debat publik, është duke rrjedhur marrja e mendimeve të personave kompetent, por jo edhe ideja për t`u futur edhe në klasën e dytë dhe të tretë njëkohësisht do të shkoje në mënyrë konsistente.
D.m.th., klasën e parë e paralajmërojmë si pilot me qëllim për t`i kontrolluar përparësitë dhe mangësitë, dhe pastaj në ndërkohë do të mundet që edhe programi i klasës së parë të studiohet para se të futet tërësisht në të gjitha shkollat.
Gjithsesi në atë pikëpamje do të mundet që edhe në vitin e ardhshëm të bëhen disa ndryshime edhe për klasën e dytë dhe të tretë”, theksoi Deskoska./Almakos/