“Bombat” në kanalin e LSDM-së në “Youtube” janë kthyer sërish sot pasdite. Nga kjo parti për agjencinë “Meta” kanë deklaruar se MOD Netëork ka qenë shfrytëzuesi që ka bllokuar edhe më herët “bombat” e LSDM-së, por ato ndërpreje nuk kanë zgjatur shumë.
“KJo nuk është hera e parë që OMD të bllokojë videoincizimet tona, e kanë bë këtë edhe më herët por vetëm shkurtë”, ka thënë një burim jozyrtar në LSDM.
Në kanalin e LSDM-së në Youtube dje u bllokuan 17 “bomba” të cilat tani janë rikthyer. Ato mund të bllokohen sërish vetëm nëse OMD ofron dëshmi të plota. Deri atëherë ne ju sjellim sërish disa “bomba” të publikuara nga LSDM të cilat ja vlen të dëgjohen edhe njëherë me vëmendje.