Një i dënuar ka humbur sot jetën në spitalin e burgut në kryeqytet ku ishte shtruar prej disa kohësh për shkak të problemeve me shëndetin.
Viktima është Zef Kola, i dënuar me 22 vite burg me akuzën e vrasjes.
Mësohet se Kola vuante prej disa kohësh nga tromboza. Ndërkohë burime nga policia sqarojnëaa se kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat humbi jetën Zef Kola.