Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Salih Lajçi, i ftuar në debatin Pressing të T7, ka premtuar se nëse koalicioni i tij merr pushtetin do të amandamentohet ligji për Parkun Nacional – Bjeshkët e Nemuna dhe ka thënë se nuk do të ketë hidrocentrale në Rugove sepse nuk duhet të ndërhyhet në pasuritë natyrore.
“Pikë së pari në Pejë duhet të amandamentohet ligji i Parkut Nacional – Bjeshkët e Nemuna”, ka premtuar Lajçi.
Ndërsa sa i përket hidrocentralit, Lajçi tha se nuk do të ndërtohet një i tillë.
“Sa i përket ndëtimit të hidrocentralit, nuk do të ketë ndërtim edhe pse Dukagjini ka nevojë për ujë të pijshëm. Por megjithatë, pasuritë natyrore nuk duhet të dëmtohen”, ka thënë Lajçi.
E për zhvillimin e turizmit, ai tha se do të jepen subvencione.
“Do ta zhvillojmë turizmin duke jepur subvencione”, shtoi Lajçi.




