12 Nëntor 2018 / 18:05
Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Ndërmarrjen Publike “Parqet dhe Gjelbërimet” kanë përfunduar projektin e përbashkët për ndërtimin e një këndi argëtues dhe edukativ për fëmijë, në Fushën e Sportit në lagjen e Fushë Tophanes. Me vendosjen e pajisjeve urbane (ulëse parku, shporta për mbeturina), vendosjen e ndriçimit publik dhe shtegun për këmbësorë, ky kënd po ashtu do të shërbejë edhe si një shesh pushimi për të moshuarit dhe banorët e zonës.Kryetari i Komunës së Çairit z. Visar Ganiu e ndoqi sot përfundimin e punimeve të këtij projekti bashkë me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, z. Petre Shilegov dhe Drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe Gjelbërimet”, z.Ardijan Muça.
Loading…






