Juventusi ka vazhduar me fitore në Serie A, këtë herë fitoi si mysafir i Udineses me rezultat 0-2.
Zonja e Vjetër ishte më e mirë në fushë dhe fitorja e tetë në kampionat ishe meritore.
Shansin e parë për gol në takim e kishte Miralem Pjanic (20’), ndërsa goli erdhi në minutën e 33-të nga Rodrigo Bentacur pas asistimit nga Joao Cancelo.
Festa te goli i Rodrigo Bentancur ndaj Udineses në Friuli (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)
Në minutën e 37-të shënoi Cristiano Ronaldo, portugezi arriti të bëjë gol të bukur pas asistimit nga Mario Mandzukic.
Në pjesën e dytë Mandzukic dhe Ronaldo kishin disa shanse për gol, por nuk arritën të jenë konkretë para portës kundërshtare.
Katër gola në tetë ndeshjet e para te Juve në Serie A, jo keq për Cristiano Ronaldon (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)
Vlen të theksohet se Valon Behrami ishte titullar në këtë ndeshje, por u zëvendësua në minutën e 62-të.
Pas kësaj fitore Juventusi vazhdon në vendin e parë më 24 pikë, kurse Udinese në vendin e 15-të me tetë pikë. Ndeshja e ardhshme e Juves është kundër Genoas, kurse Udinese ndaj Napolit. /Telegrafi/
Bentacur scores. 1-0! #Juventus #Juve #ForzaJuve #UdineseJuve #Udinese pic.twitter.com/iB15UDxOx1
— JuveGIFs (@JuveGIFs) October 6, 2018
Ronaldo shoots. Ronaldo scores. Absolute rocket! 2-0!#Juventus #Juve #ForzaJuve #UdineseJuve #Udinese #Ronaldo pic.twitter.com/lPZKMNGmnq
— JuveGIFs (@JuveGIFs) October 6, 2018
Udinese scrape the post. #Juventus #Juve #ForzaJuve #UdineseJuve #Udinese pic.twitter.com/FxinjSlCJc
— JuveGIFs (@JuveGIFs) October 6, 2018


