Edhe në Maqedoni është votuar për referendumin për ndryshimet Kushtetuese në Turqi. Sipas të dhënave të publikuara deri tani, 618 (57.97%) qytetarë kanë votuar “Pro” këtyre ndryshimeve, ndërsa 448 (42.03) Kundër.
Kujtojmë se në Turqi ka filluar festa për suksesin e referendumit ndërsa është festuar edhe në Shkup, raporton SHENJA.