Sonte dhe nesër parashikohet të ketë ulje temperaturash dhe reshje shiu, njoftojnë nga Instituti për Punë Hidrometeorologjike. Në orët e pasditës pritet mot jostabil, vranësira mesatare ndërsa do të ketë kushte edhe për reshje të shiu, ku në disa pjesë të vendit do të jenë me intensitet më të madh. Temperaturat ditore llogaritet të lëvizin prej 17 deri 24 gradë Celsius, koha do të jetë e ngrohtë. Mirëpo, do të fryejë erë e lehtë jugperëndimore, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës do të fryejë erë më e fortë veriore dhe kështu do të vazhdoj edhe gjatë mbrëmjes.
Sinoptikani Boris Sekirarsi, njofton se nesër temperaturat pritet të jenë në intensitet nga 10 deri në 17 gjatë ditës, ndërsa në mëngjes nga 4 deri në 11 gradë Celsius. Ndërsa gjatë orëve të pasditës priten reshje shiu me intensitet më të madh.
“Kjo erë veriore do të sjellë edhe nesër ulje të madhe të temperaturave. Edhe pse temperaturat e mëngjesit, nuk do të jenë shumë të ulëta, megjithatë temperaturat ditore do jenë kryesisht rreth 8 gradë dhe gjithandej do të jenë më të ulëta. Nga orët e mëngjesit e andej do të kemi paraqitje të reshjeve të shiut të kohëpaskohshme dhe me intensitet më të madh. Nëpër male reshjet në fund të ditës, do të jenë të të borës”, ka deklaruar Boris Sekirarsi, sinoptik.
Ndërsa të martën, bën të ditur Sekirarski parashikohet të ketë ngritje të temperaturave dhe nga e enjtja përsëri ulje.
“Të martën dhe të mërkurën do të mbizotëroj kryesisht erë jugore dhe përsëri do të ngriten temperaturat dhe do të kemi temperatura mbi 10 gradë celsius. Nga dita e mërkura dhe e enjtja era ajrore do të sjellë jo shumë reshje, por prapë ulje të temperaturave”, ka shtuar ai.
Ndërkaq nga Enti për Punë Hidrometeorologjike thonë që fundjavën e ardhshme temperaturat do të vazhdojnë të jenë të ulëta.
Emine Ismaili /SHENJA/