Kuvendi i Republikës së Maqedonisë duhet të mblidhet nesër për të mbajtur seancën konstituive të Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. Në këtë seancë, pritet që deputeti nga radhët e VMRO DPMNE-së Ilija Dimovski të zgjidhet kryetar i komisionit, në bazë të marrëveshjes paraprake. Ndërkohë nuk dihet se kur do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit, e lënë përgjysmë muaj më parë. Partitë ditë më parë bënë të ditur se LSDM dhe BDI kanë rënë dakord që të propozojnë deputetin e BDI-së, Talat Xhaferi për kryetar të Kuvendit të ri. Xhaferi ishte shef i grupit parlamentar të BDI-së në mandatin e fundit, ndërsa më parë edhe ministër i mbrojtjes në Qeverinë e udhëhequr nga Gruevski. Lëvizja Besa deklaroi se nuk do të votojë për Talat Xhaferin si kryetar Kuvendi dhe se do të propozojnë kandidatin e tyre për këtë post. Aleanca për Shqiptarët, nga ana tjetër, deklaruan se nuk do të nxjerrin kandidat për kryeparlamentar, dhe pritet që të votojnë propozimin e përbashkët të LSDM-së dhe BDI-së, Talat Xhaferrin.
Data 28.03.2026
Aktuale
- Arrestohet në Turqi presidenti i një klubi futbolli nga Maqedonia për kontrabandë ari
- Mexhiti: 13 vendime për 13 mësues
- Lirohen 4 shqiptarët e arrestuar në Serbi
- Siljanovska-Davkova: Kërkesat e fqinjëve devijojnë nga Kriteret e Kopenhagës dhe nuk janë në frymën e akteve kushtetuese të BE-së
- Mickoski për kritikat e Filipçes: Është e logjikshme që opozita të kritikojë, por të shpifë është gabim
- Pse zgjohesh para alarmit? Zbulimi i orës biologjike të trupit
- Paga e 13-të: Çfarë duhet të dini për shpërndarjen e saj më 31 mars?
- I riu dërgohet në spital i plagosur rëndë me thikë, niset me urgjencë drejt Traumës në Tiranë! Dyshimet e para

