Kuvendi sot duhet ta mbajë mbledhjen e 50-të në rend dite të së cilës si pikë e parë është vënë zgjedhja e kryetarit dhe anëatrëve të Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizion të sigurimit kapital financiar pensional.
Deputetët duhet të deklarohen edhe për përbërjen e re të Komisionit rregullator për energjetikë, si dhe për disa propozim-vendime ligjore nga sfera ekonomike.
Në rend dite në lexim të parë janë Propozim-ndryshimet e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, Propozim-ligji për orarin e punës të punëtorëve mobilë në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim, si dhe ndryshimet e Ligjit për siguri të prodhimeve dhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve.
Si propozim vendime ligjore parashtruar nga ana e opozitës janë Propozim ligji për shlyerjen e normave të interesit për pagesë të borxheve të cilat dalin nga shërbimet nga kryes të veprimeve komunale, telefonisë, mobile dhe operatorëve kabllor, mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta, si dhe Propozim-ndryshimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.
Në lexim të dytë janë vënë Propozim-ndryshimet e Ligjit për akcizat, Ligjit për drejtorinë e doganave, Ligjit për privatizim dhe marrje me qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, Ligjit për shoqatat tregtare, Ligjit për marrëdhënie të punës.