Alsat 2019-06-26T21:19:58+02:00
Pas 10 orëve debat, me shumicë votash Kuvendi ka shkarkuar Hazbi Likën nga zëvendëskryeministri për Zbatimin e MO-së, Suejl Fazliun si ministër të Pushtetit Lokal dhe Dragan Tevdovskin si ministër të Financave. Gjatë ditës Kuvendi konstatoi dorëheqjet e Sadulla Durakut, Zoran Shapuriqit, Lupço Nikollovskit dhe Asaf Ademit. Në seancën e nesërme pritet emërimi i ministrave të rinj të kabinetit Qeveritar./Alsat
Loading…



