Me 64 vota “për”, zero “të përmbajtur” dhe zero “kundër” u shfuqizua testimi ekstern. Në seancën e katërt të kuvendit pa prezencën e VMRO-DPMNE-së me procedurë të shkurtuar u votuan të propozim ndryshimet që ishin në rend dite.
Verifikimi i mandatit të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, propozim vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, zv/kryetarëve, anëtarëve dhe zv anëtarëve të komisioneve të kuvendit, propozim ligji për plotësim dhe ndryshim të kodit zgjedhor lidhur me zgjatjen e mandatit të komunave, propozim ligji për arsim fillor, propozim ligji për arsim të mesëm, dhe për ndryshim të ligjit për mësimdhënës, ishin pikat e rendit të ditës që pas diskutimeve në komisionet amë, pa debat, vetëm me arsyetime u votuan nga ana e të gjithë dëputetëve të pranishëm
Ajnur Bafqari /SHENJA/