Në Kuvendin e Maqedonisë sot është dorëzuar vendimi i presidentit Gjorge Ivanov me të cilën ai informon se nuk do ta nënshkruajë dekretin për marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në afat prej 30 ditësh nga votimi i ligjit për ratifikimin e marrëveshjes duhet ta vendos përsëri në votim në seancë plenare. Pasi që Xhaferi ta shqyrtojë vendimin që e ka dorëzuar Ivanovi dhe sipas aktiviteteve të planifikuara në Kuvend edhe të deputetëve do e caktojë seancën. Megjithatë, paralajmërohet se ajo do të ndodhë deri në fund të javës së ardhshme dhe se kryetari i Kuvendit nuk do ta pres afatin e fundit apo 20 korrikun. Ndryshe, presidenti Gjorge Ivanov ka marrë vendim që të mos nënshkruaj Ligjin për ratifikim të Marrëveshjes me Greqinë dhe me këtë edhe të tejkalimit të dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit për Siguri të Kombeve të bashkuara, me qëllim ndalimin e përdorimit të Marrëveshjes së përkohshme që daton nga viti 1995.
Data 10.09.2025
Aktuale
- Mashtroi klienten e saj dhe i mori një shumë të madhe eurosh, shpallet në kërkim avokatja nga Lushnja
- Liverpooli refuzon ofertën e gjigantit turk për Chiesan
- Costa: BE-ja qëndron në solidaritet të plotë më Poloninë
- Plagosën me mjet prerës një 24-vjeçar, arrestohen dy shtetas në Berat, shpallet në kërkim një tjetër
- BE e Franca dënojnë shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë
- Përplasi me makinë 4-vjeçarin/ Arrestohet 58-vjeçari, nis hetimi për aksidentin në Fier
- Hakeri nga Gjilani rrezikon 10 vjet burg federal në SHBA
- Banka Popullore: Lirohen pagesat e përditshme për qytetarët dhe kompanitë