Sipas nenit 63 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, përbërja e sapozgjedhur e Kuvendit duhet të mblidhet në seancën konstituive më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve të mbajtura.
Seancën konstituive e konvokon kryetari i Kuvendit nga përbërja paraprake. Përderisa nuk caktohet seanca konstituive në afatin e parashikuar, deputetët do të mbajnë mbledhje dhe do ta konstituojnë Kuvendin në ditën e 21 nga dita e përfundimit të zgjedhjeve.
Sipas nenit 90 të Kushtetutës, presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej dhjetë ditë nga konstituimi i Kuvendit mandatin për përbërje të Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive politike që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari në afat prej 20 ditë nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë.
Qeveria, në propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i tërësishëm i deputetëve.