Kuvendi Kosovës ka votuar në parim projektligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2025.
Pro buxhetit votuan 59 deputetë, ndërsa 2 deputetë abstenuan.
Deputeti i VV-së dhe kryetar i komisionit për Buxhet e Financa, Armend Muja, ka kërkuar që ndryshim-plotësimi i amendamenteve të bëhet deri më 13 nëntor, ndërsa seanca për votim në lexim të dytë të mbahet më 21 Nëntor.
Por, këtë e kanë kundërshtuar shefat e grupeve parlamentare nga radhët e opozitës, të cilët kanë pyetur Mujën mbi arsyet e urgjencës, dhe kohës së shkurtër për ndryshim-plotësim të amendamenteve.
Në fund të seancës së sotme, deputetët votuan pro mocionit për shmangie të afateve procedurale për shqyrtimin, ndryshimin dhe plotësimin e amendamenteve të projektligjit për buxhetin.