Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot ka filluar seanca e
13-të. Menjëherë në fillim të seancës, kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi dha dy herë pushim.
Herën e parë për sigurimi e kuorumit, pasi që deputetët e VMRO-DPMNE- së e braktisën seancën dhe kërkuan nga shumica të sigurojë numër të mjaftueshëm të deputetëve që të punojë Kuvendi në mënyrë të plotfuqishme.
Pauza e dytë është dhënë me qëllim që të sigurohen raportet nga komisionet kuvendore rreth katër pikave që janë në rend dite të seancës plenare.
Në procedurë të shkurtuar, Kuvendi vendosi t’i miratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të propozuar nga të gjitha partitë politike në Parlament. Për këtë vendim ligjor duhet të prononcohen komisionet kuvendore. Me ndryshimin e Kodit zgjedhor është parashikuar që përbërja e KSHZ-së të jetë në pajtim me raportin ekzistues të partive në Kuvend.
Në seancën e 13-të mes të tjerash janë interpelancat e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski dhe për ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, të parashtruara nga deputetët e VMRO-DPMNE.
Data 27.02.2025
Aktuale
- Bie numri i të punësuarve me 13.1%! Efektet negative që solli ulja e euros
- Trump anulon 90 përqind të kontratave të ndihmës së huaj të USAID-it
- Mbi 1000 ushtarë të tjerë të Koresë së Veriut vendosen në Rusi
- Mickoski: BDI-ja në koalicion me Gruevskin dukej si shoqatë pacifiste që kërkonte vetëm tenderë
- Matura do të ndryshojë, do të ketë rregulla të reja për nxënësit
- Aksident në rrugën Prilep – Manastir, humb jetën një person
- Fero ndanë momente intime me të dashurën e re, a ia lejon feja?!
- Transformimi i kohës: Ja kur zbatohet ndërrimi i orës këtë vit